FIRMOS ME BUTRINTIN, KLUBI AKUZON LOJTARIN.
Situata tek Vllaznia ende nuk po merr asnjë zgjidhje. Vetëm një javë para fillimit të kampionatit dhe para ndeshjes së parë me Kukësin, tek kuqeblutë ka edhe më shumë probleme. Diten e dielë sulmuesi Jasmin Rraboshta është larguar nga ekipi.
Ai kishte ardhur para 15 ditësh tek
Vllaznia pas bisedimeve me ish- administratorin Grabova, kishte rënë dakord për anën financiare të kontratës dhe pritej vetëm firmosja e saj. Por në mënyrë të papritur, ai dje është nisur drejt Sarandës ku ka firmosur për ekipin e Butrintit. Kjo ka sjellë një reagim nga ana e klubit I cili nuk mund të pranojë që futbollistë të tillë, të shfrytëzojnë emrin e Vllaznisë, për të rritur pazarin, për të zhvilluar stërvitje me të dhe për të shkuar pastaj në ekipe të tjera. Në këtë mënyrë, problemet janë shtuar edhe më shumë. I pyetur për këtë problemi, trajneri Raineri nuk e shikon shumë tragjike këtë lëvizje.Më vjen keq që lojtari është larguar pasi ai ka patur disa kohë që është stërvitur së bashku me ne. Pork y është futbolli, disa lojtarë largohen e disa vijnë, ndaj dhe ne duhet të vazhdojmë punën me ekipin. Skuadra nuk ka sulmues për të nisur kampionatin megjithatë drejtuesit e kompanisë “Gea Sport” që ka marrë administrimin e klubit shkodran, kanë premtuar që ditën e hënë do të mbërrijnë dy futbollistë të tjerë cilësorë. Bëhet fjalë për nje sulmues dhe për nje mbrojtës. Përveç tyre, pritet të vijnë edhe dy futbollistë të tjerë e në këtë skuadra duket se do plotësohet gradualisht megjithatë për trajnerin Raineri është pak problem kjo gjë sepse nuk ka më kohë për të humbur dhe duhet konsoliduar formacioni me të cilin do të luajë të shtunën e ardhshme ndaj Kukësit në sfidën hapëse të kampionatit. Vllaznia padyshim që ka nevojë për përforcime në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm. E domosdoshme është padyshim ardhja e të paktën tre futbollistëve cilësorë e premtimi është që ata do të vijnë.