Klubit të futbollit Vllaznia i shtohet një kontigjent tjetër. Bëhet fjalë për lojtarin Eni Imami i cili është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në FB. Njëkohësisht është nënshkruar një kontratë për 5 sezone sportive me portierin e talentuar Kristi Qarri i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për portën kuqeblu jo vetëm për të rriturit por edhe për ekipin U-21.

POSTIMI I KF VLLAZNIA

Mesditen e sotme Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me lojtarin Eni Imami i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Njëkohësisht është nënshkruar një kontratë për 5 sezone sportive me portierin e talentuar Kristi Qarri i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për portën kuqeblu jo vetëm për të rriturit por edhe për ekipin U-21. Një marrëveshje e tillë afatgjatë është pjesë e strategjisë së Klubit të Futbollit Vllaznia në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, SHKELJET E SPONSORIT XHAFERRI, SILLET SI PRESIDENT
Artikulli tjetër“VENDOSËM DISA PIKETA…”! RAMA TAKON PRESIDENTIN E AZERBAJXHANIT: JA ÇFARË DISKUTUAM PËR ÇËSHTJEN E RAFINERISË SË BALLSHIT