POLICIA, PËRPLASET ME DREJTUESIT E BORDIT, SHKAK TIFOZËT.Vllaznia është rikthyer tek fitorja pas 6 humbjeve në kampionat, këtë herë ndaj Flamurtarit. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Hajdari që i ka dhënë tri pikë skuadrës shkodrane. Këtë herë me praninë  e tifozerisë shkodrane, skuadra arriti të zhvillonte një lojë të mirë e sigurisht, duke realizuar qëllimin kryesorë fitoren. Duke u ndalur tek takimi, ajo nisi e mirë për skuadrën  e Vllaznisë, që ishte më e vendosur në fushë.

Në pjesën e parë, skuadra gjen dhe rrugën e rrjetës me Hajdarin dhe të vetmin gol për takimin. Në minutat e para të kësaj pjese, duhet thënë se drejtuesit e policisë së Shkodrës kanë patur një përplasje verbale me drejtuesit e skuadrës shkodrane, për shkak se janë lejuar të futeshin në stadium grupimi i tifozëvë, Vllaznit Ultras. Ky moment ka bërë që drejtori i policisë të reagojë ashpër, qoftë me administratorin Neritan Kalamishi, po ashtu dhe nënkryetarin e bordit, Edip Shiroka, çka ka sjellë më pas dhe shoqërimin  e Shirokës në polici ku dhe është liruar pas disa minutave.Në pjesën e dytë, skuadra mbrohet mirë, ndonëse ndjen dhe presionin e vlonjateve të cilët kanë kërkuar vazhdimisht barazimin. Deri në fund të takimit, të dy ekipet kanë patur raste për të shënuar, por kuqelbutë nuk shfrytëzuan ashtu siç duhej disa momente të arta për gol. Në minutat shtesë të takimit, Flamurtarin shënon  golin e barazimit, por që anulohet për pozicion jashtë loje. Kjo bën që skuadra mike të protestojë, por çdo gjë mbyllet dhe skuadra arrin fitoren. Pas ndeshjes, trajneri Baldo Raineri është shfaqur shumë i emocionuar për këtë sukses, ndërkohë që ai i Vlorës, beson tek përmirësimi i rezultateve për ndeshjet e ardhshme. Kjo fitore ishte arashikuar, dhe ashtu siç kisha besim kemi patur një mbështetje të madhe të tifozerisë sonë. Dua të falënderoj futbollistët që bënë maksimumin, po ashtu dhe drejtuesit për mbështetjen e tyre. Sigurisht dhe në një falënderim i madh shkon për të gjithë tifozët  ç;ka treguan se janë forca e jonë më e madhe. Përsa i përket skuadrës, arritëm fitoren e shumë dëshiruar dhe shpresoj që të vijojmë kështu, pasi kemi dy ndeshje shumë të vështira në transfertë, ndaj Apolonisë dhe Elbasanit. Ishte një ndeshje që e kemi humbur në të vetmin rast të rrezikshëm që u krijua në portën tonë. Natyrisht do të kërkojmë që në takimet e ardhshme të bëjmë maksimumin për të fituar, ndonëse luftuam shumë me Vllazninë. Shpresoj të rikthehemi tek fitorja në takimet e ardhshme. Me këtë fitroe, Vllaznia arrin të forocojë pozitat e saj duke shkuar në kuotën e 11 pikëve e duke shpresuar që në takimet e ardhshme të ruajë ecurinë pozitive. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/5Py-hwbDqtM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA E PATHYESHME
Artikulli tjetërPD, FALENDERON QYTETARËT E SHKODRËS