Vllaznia do të ketë këtë të dielë (6 shkurt 2022) ndeshjen e rëndësishme në transfertë me Laçin e vendit të dytë. Në prag të kësaj sfide futbollisti i Vllaznisë Fjoart Jonuzi i cili më përpara ka qenë pjesë e laçianëve shprehet se fusha e Laçit është e nxehtë por kuqeblutë do të bëjnë maksimumin.

Si një ish, Jonuzi thotë se Vllaznia duhet të përgjigjet me të njëjtin agresivitet në Laç si dhe të bëjë kujdes në kundërsulmet e rrezikshme të ekipit laçian.Ndeshjen në Laç mesfushori i Vllaznisë nuk e sheh si vendimtare.

Vllaznia ndodhet në vendin e katërt, 10 pikë larg Tiranës kryesuese por për Jonuzin titulli kampion nuk duket i largët sepse ka ende shumë ndeshje.

Në radhët e Vllaznisë është kthyer mbrojtësi Diagne i cili mori leje për disa ditë sepse është bërë baba. Rikthimi i Diagne që një ditë më parë është në momentin e duhur duke qenë se në Laç do mungojë mbrojtësi Adili pas ndëshkimit me karton të kuq në përballjen ndaj Kastriotit.

 

Artikulli paraprakRRITET FREKUENTIMI I BIBLIOTEKËS SË SHKODRËS GJATË VITI 2021
Artikulli tjetërPRESIDENTI I UEFA-S MBËRRIN NË KRYEMINISTRI PËR TAKIMIN ME RAMËN, FSHF E DËRGON ME MAKINËN E DUKËS