Vllaznia në basketboll pasditen e së shtumnës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka zhvilluar ndeshjen e rradhës ku si kundërshtarë kishte ekipin e Eagle Basket.

Për basketbollistët shkodranë kjo ndeshje ka qënë shumë e thjeshtë ku takimi është mbyllur me rezultatin 106-67. Eagle Basket përballë Vllaznisë ishte një ekipi mjaft pasiv ku në periodën e parë është mbyllur me shifrat 21-13 në të dytën diferenca e pikëve rritet ndjeshëm në 30-18.

Ndërkohë me vazhdimin e ndeshjes diferenca e pikëve është në rritje pasi Vllaznia në periodën e tretë e mbyll me 28-17 dhe në setin e fundit I cili flet sërish për kuqeblutë rezultati është 27-19. Trainer Bledar Gjeçaj pas përfundimit të këtij takimi shprehet për ecurinë e ndeshjes se për mundësin që iu dha lojatrëve të stolit të aktivizoheshin në këtë takim.

Ndërkohë Vllaznia basket ka edhe dy ndeshje të tjera për të zhvilluar ndaj Kamza basket që do të zhvillohet javën e ardhshme në kryeqytet si edhe me Tiranën që do e presë në Shkodër. Trainer Gjeçaj në lidhje më këto dy takime të ardhshme shprehte.

Artikulli paraprakINAGUROHEN DY ÇEZMAT NË KOPLIK
Artikulli tjetërNE NJE JAVE 309 PERSONA NUK LEJOHEN TË HYJNË NË BE