Vllaznia është kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët fituan 1-0 me Burrelin ndeshjen e kthimit në fushën ‘Reshit Rusi’ pasi takimi i parë në Burrel përfundoi në barazimin 1-1.

Trajneri i Vllaznisë Hasan Lika pas ndeshjes tha se skuadra e tij duhet ende të ndryshojë në lojë ndërsa tha se objektiv mbetet kampionati.

Trajneri i Burrelit Stavri Nica e ka ditur forcën e Vllaznisë ndaj erdhi me ekipin e dytë ndërsa është i bindur se kuqeblutë do dalin në Superligë sërish.

Vllaznia pas kualifikimit me Burrelin do të gjejë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë ekipin e Kamzës, një skuadër e Superligës dhe një përballje e fortë.

 

Artikulli paraprakMUZEU HISTORIK, EKSPOZOHEN DISQET E VITEVE 1920
Artikulli tjetërBOKS, VLLAZNIA ABSOLUTE MERR TITULLIN E 22-të KAMPION