Vllaznia ka mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Hajvalisë në “Loro Boriçi”, duke kaluar në këtë mënyrë në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampioneve. Kështu, ishte Berisha ajo që kaloi në avantazh kuqeblutë në minutën e 16’, teksa Misini barazoi në të 34’. Në fundin e pjesës së parë, Gjini kaloi sërish në avantazh kampionet e Shqipërisë. Në pjesën e dytë, Bashka realizoi një supergol, teksa Mahmuti u përpoq të rihapte sfidën, por në minutat e fundit, ishte sërish Berisha ajo që i dha golin e katërt dhe fitoren e kuqebluve. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Haris Lika, tha se ishte një duel i luftuar nga të dy ekipet.

Ndërkohë, edhe presidenti Lazër Matija u shpreh se ishte një ndeshje pozitive për Vllazninë e femrave, teksa vlerësoi fitoren e vajzave kuqeblu. Trajneri i Hajvalisë, Musa Selimi, tha se Vllaznia është një ekip me përvojë dhe prandaj, skuadra e tij hasi vështirësi në këtë ndeshje.

Tashmë, Vllaznia do të ketë përballë skuadrën e Valurit në raundin e dytë kualifikues dhe nëse do të arrijë të kalojë, do të shkojë në fazën “play-off”, ku do të tentojë të përsërisë historinë e një viti më parë.

Artikulli paraprakNË KËRKIM TË “TOPIT TË ARTË”, MËSOHEN 30 KANDIDATËT, KUSH FITON?
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË 33 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT