Vllaznia në boks është shpallur kampione e Shqipërisë për të 26-tën herë. Shkodranët u kurorëzuan edhe njëherë tjetër si më të mirët e vendit, pasi nxorrën më shumë kampionë se çdo ekip tjetër, plot pesë të tillë. Për Vllazninë kampion u shpallën Hysen Karmeshtna, Ani Haxhillari, Senad Drini, Bekim Vjerdha dhe Nelson Hysa.
Megjithatë, edhe pse Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë për të 26-tën herë, në ceremoninë e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervshi”, nuk ishte asnjë prej drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës, teksa munguan edhe përfaqësuesit e zyrës së sportit. Kjo gjë e ka indinjuar pa masë trajnerin Zef Gjoni, i cili pas përfundimit të kampionatit, në vend që të shprehej i kënaqur për këtë sukses të rradhës të ekipit që drejton, ka “shpërthyer” kundër Bashkisë së Shkodrës dhe drejtuesve të saj.
Ndërkohë, presidenti i Vllaznisë në boks, Mondi Ndou, dha garanci për vazhdimësinë e këtij ekipi me tituj të tjerë kampion.
Edhe Nelson Hysa u shpall kampion për herë të 17-të dhe ka mbyllur rrugëtimin e tij në boksin olimpik, për t’iu përkushtuar tashmë atij profesionist.
Ndërkohë, edhe boksieri tjetër i Vllaznisë, Ani Haxhillari mori Kupën si boksieri më i mirë i kampionatit.
Në këtë mënyrë, Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në boks për të 26-tën herë.