Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin e Kamzës nga ku do të vendoset edhe fati i kuqebluve.
Në deklaratën një ditë përpara ndeshjes trajneri Ernest Gjoka u shpreh se nga kjo ndeshje duhet më patjetër të marrin 3 pikë pasi barazimi nuk u shërben për asgjë.
Ndërkohë sa i përket skuadra do të ketë vetëm një munges në këtë takim dhe ajo është e nigerianit Nuredin Orelesi pasi sulmuesi Xhevahri Sukaj e ka kaluar edhe problemin e tij fizik dhe do të jetë i gatshëm në fushë që nga minuta e parë.
Në këtë sfidë të shkodranëve me kamzalinjt e cila është edhe ndeshje finale për të dy ekipet pritet që edhe mbështejta e tfiozëve të jetë e madhe kjo pasi klubi në faqen e tyre zyrtare kanë bërë me dije se hyrja për në këtë ndeshje do të jetë falas.
Por duket se edhe nga ekipi mik do të ketë prezencë të konsiderueshme të tifozëve të tyre në këtë përballje ku udhëtimi i tifozëve të Kamzës, por edhe hyrja në stadium, do të jenë gratis.
Kështu duket se nxehet shumë orë përpara nisjes së saj finalja e mbijetesës në “Loro Boriçi”, ku atmosfera pritet të jetë vërtet e nxehtë.