Vllaznia do të presë në shtëpi këtë të shtunë Kastriotin e vendit të fundit për ndeshjen e vlefshme në kuadër të javës së 23 të kampionatit shqiptar. Ndonëse ekipi i Kastriotit mbyll klasifikimin, trajneri i Vllaznisë Mirel Josa nuk e konsideron të lehtë përballjen me krutanët.
Edhe për futbollistin e Vllaznisë Arsid Kruja ndeshja me Kastriotin do të jetë e vështirë.
Ndeshja Vllaznia-Kastrioti do të luhet ditën e shtune më 25 shkurt në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Shkodranëve u duhet medoemos fitorja për të qëndruar ne vendet e kreut dhe për të vijuar luftën për titullin kampion.