Vllaznia me vështirësi është kualifkuar për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët mundën me rezultatin 2-1 ekipin e Apolonisë në ndeshjen e dytë të kupës teksa sfida e parë ishte mbyllur në Fier në barazim 0-0.

Pjesa e parë ka qenë më e mirë për Vllazninë e cila ka arritur të shënojë dy gola, fillimisht Arlinda Kalaja në minutën e 28 dhe pas 8 minutash ka dyfishuar rezultatin Martinez. Në pjesën e dytë Vllaznia ka lëshuar terren ndërsa Apolonia ka përfituar duke realizuar një gol me anë të nakos në minutën e 53. E gjitha pjesa e mbetur e lojës ka qenë e frikshme për shkodranët teksa Apolonia ka ushtruar presion për të barazuar në 2-2, rezultat që do i jepte kualifikimin fierakëve që për trajnerin e fierakëve do ishte i merituar për lojën që u bë. Ervis Kraja, pjesë e stafit teknik të Vllaznisë tha se skuadra ishte përgatitur për të marrë këtë kualifikim ndërsa disa lojtarë qëndruan pa luajtur sepse vëmendja është e përqendruar tek sfida e kampionatit me Skënderbeun. Pas këtij kualfikimi në Kupë, në turin çerekfinal Vllaznia do të përballet me pretendentët e Skënderbeut, skuadër me të cilën do të luaj në transfertë edhe në takimin e radhës në kampionat.

Artikulli paraprakDOM SIMON JUBANI, RRËFIMI KUR ISHTE GJALLË PËR RIKTHIMIN E FESË
Artikulli tjetërMURIQAN, ARRESTOHET SERBI PËR KANABIS