Vllaznia ka humbur ndeshjen ndaj Kukësit në shifrat 1-2, takim i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.
Pas kësaj humbje trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz tha se disa lojtarë ishin në gjumë në këtë përballje.
Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro nuk e priste që kjo fitore të ishte e lehtë për ekipin e tij duke parë se Vllaznia vinte pas një momenti të mirë me fitoren e arritur ndaj Skenderbeut në Korçë.