Vllaznia do të provojë edhe njëherë që t’i afrohet kreut të renditjes pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Kuqeblutë kanë një mundësi të mirë pasi luajnë në shtëpi këtë javë përballë Kukësit të vendit të 8-të. Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa thotë se skuadra e tij ka treguar se di t’i kapërcejë momentet e vështira.
Fakti që Kukësi ndodhet në zonën e ftohtë në renditje për trajnerin e Vllaznisë nuk do të thotë asgjë.
Ndeshja do të luhet në orën 19:00 kur temperaturat pritet të jenë të ulëta por për trajnerin Josa kjo nuk mund të jetë një justifikim për Vllazninë.
Vllaznia aktualisht mban vendin e katërt në kampionat ndërsa ndeshja ndaj Kukësit do të vendosë shumë mbi fatet e kuqebluve këtë sezon të cilët kërkojnë fitimin e titullit kampion por ndodhen gjashtë pikë larg vendin të parë.