Pragndeshja e Vllaznisë ndaj Kukësit pritet me jo pak emocion në kampin kuqeblu duke qënë edhe ndeshja e parë e 2018 në Kategorinë Superiore dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Një ditë para ndeshjes ka qënë traineri i skuadrës shkodrane i cili ka dalur në një deklaratë për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve i cili u shpreh . Gjoka shprehet se skuadrën e Kukësit e njeh pasi një vit më parë dolën kampion dhe se janë një ekip mjaft i mirë por Vllaznia duhet të shohë përpara dhe të gjejnë rrugën e fitoreve. Traineri kuqeblu beson se tashmë skuadra është e kompletuar edhe me ardhjet e merkatos dimërore dhe tashmë do të kemi një ekip ndryshe. Si një nga porblemet e Vllaznisë ka qënë edhe ana psikologjike e skuadrës dhe Ernest Gjoka shprehet se skuadra tashmë ka marrë ngjyra të tjera duke shkuar aty ku duhet.

Vllaznia – Kukësi ka ngjallur jo pak interesë tek tifozët shkodranë dhe Gjoka shpreson shumë që të jenë të pranishëm në stadium pasi skuadra ka nevojë për ta.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA – KAMZA NJË NDESHJE QË DUHET FITUAR
Artikulli tjetërBOSHATISIN SHTËPINË, NDËRKOHË QË FAMILJARËT ISHIN NË GJUMË