NË TRYEZË PADIA E KUKËSIT DHE AJO E DREJTUESVE TË EKIPIT. Hetimet për trukimin e ndeshjes Vllaznia-Kukësi kanë filluar nga prokuroria e Shkodrës. Kështu kanë konfirmuar Prokuroria e Shkodrës e cila tashmë do të ketë në tavolinën e saj dy padi të bëra.

E pra është ajo e Vllaznisë e cila ka kërkuar që të fillojë hetim për çdo gjë që është thënë për ndeshjen në fjalë dhe të marrë dëshmitë e duhura për të gjitha takimet e tjera. Po ashtu në zyrën e Prokurorisë është dhe padia e ekipit të Kukësit për këshilltarin e Bashkisë, Ergon Vaso për akuzat e ngritura se ekipi i kuqelbuve dhe ai i kuksianëve kanë trukuar ndeshjen. Tashmë me interes pritet se si do të shkojnë hetimet nga Prokuroria e Shkodrës. A do të ketë më të vërtetë hetime për trukimin e ndeshjes dhe të gjenden faktet e duhura, apo do të jetë si gjithmonë një çështje për të cilën në Shqipëri asnjëherë nuk janë gjendur provat. Vllaznia ka hyrë kështu në vorbullën e trukimeve dhe të hetimit si të gjitha ekipet e tjera në kategorinë superiore ku dyshohet se është bërë pejsë e trukimeve.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/vuFPHLu6Hzg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMARKIÇI: 1 MIJË TË ÇERTEFIKUAR NË 2014
Artikulli tjetërBANKA E SHQIPËRISË, SEJKO SHPALOS PLATFORMËN