Një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të Vllaznisë kanë mbetur pa parë ndeshjen që kuqeblutë luajtën me Kukësin.

Vënia në dispozicion e vetëm një sporteli për blerjen e biletave ka bërë që shumë tifozë të mbesin jashtë pa patur mundësi që të mbështetnin skuadrën e tyre të zemrës. Tifozët nuk qenë i vetmi problem në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Kukësit. Në fund të ndeshjes u ndërpre për pak çaste energjia elektrike. OSHEE pranon se klubi Vllaznia nuk ka bërë njoftim për ndeshjen që do të luhej dhe marrjen e masave. Përveç kësaj gjeneratori i instaluar në stadiumin e ri mesa duket nuk ka mundur që të përballojë ngarkesën elektrike, gjë e cila ka sjellë errësirën derisa prozhektorët janë ndezur edhe njëherë.

Artikulli paraprakNIS EMISIONI “START SPORT” NË SEZONIN E RI
Artikulli tjetërNDËRTIMET PËRRETH STADIUMIT, RAMA “THUMBON” ADEMIN