Pas fitores së vuajtur me Elbasanin, Vllaznia do të ketë përballë për të luajtur ekipin e Laçit, sërish në “Loro Boriçi” për javën e 18-të të Superiores. Kuqeblutë vijojnë të kenë probleme me mungesat për shkak të dëmtimeve, por pavarësisht kësaj, trajneri Thomas Brdariç tregoi se edhe ndaj laçianëve, Vllaznia do të synojë fitoren.
Trajneri Brdariç foli edhe rreth marrëdhënieve me drejtorin Tefik Osmani, por edhe rreth asaj se çfarë pret nga drejtuesit në merkaton e janarit.
Në ndeshjen ndaj Laçit, Vllaznia do të ketë mungesat e Gurishtës, Stojanoviç, Juriç, Yago, Qatos, Grudës dhe të Matoutit.