Java e fundit e Superligës shqiptare të futbollit do të vendos ekipin kampion. Në lojë për këtë trofe është edhe Vllaznia e cila është me pikë të barabarta por e favoiruzar deri më tani me një gol më shumë.
Vllaznia prêt Laçin në javën e fundit ndërsa Teuta e ka më të lehtë me Apoloninë e vendit të fundit. Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç thotë se skuadra e tij do të japë maksimumin në fushën e lojës sepse e di shumë mirë që i gjithë qyteti prêt këtë sfidë ndërsa për të fituar titullin kampion kërkon edhe pak fat.
Trajneri Brdariç i pyetur nëse java e fundit do të luhet drejtë nga të gjithë ekipet, tekniku gjermano-kroat thotë se kjo nuk i intereson pasi fokusi është tek përballja që Vllaznia ka me Laçin edhe pse thotë se gjithçka mund të ndodh.
Faktin që trajneri shkodran Edi Martini e shpalli skuadrën që drejton Teutën kampion një javë para e quan një taktikë ndërsa shprehet se në javën e fundit askush nuk duhet të ngutet sepse mund të ketë surpriza.
Dy janë mënyrat që Vllaznia ta fitojë titullin kampion. E para është një barazim ose humbje e Teutës me Apoloninë dhe Vllaznia të fitojë ndaj Laçit ose nëse Vllaznia fiton në përballjen me Laçin me më shumë gola se sa Teuta me Apoloninë.