Vllaznia këtë fundjavë do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Laçit për të zhvilluar kështu takimin e javës së 31 të kategorisë superiore.

Në fillimin e kësaj jave tek ekipi kuqeblu u zhvilluar edhe një analize të detajuar nga ku prezent ishin stafit teknik dhe bordit drejtues nga ku futbollistëve të Vllaznisë iu kërkua të që bëjnë kthesë në rezultate që në takimin e rradhës atë ndaj Laçit.

Ndërkohë në kampin kuqeblu natyrisht që stërvitja përgatitore për këtë sfidë ka vazhduar normalisht dhe ajo që mund të quhet një lajm i mirë është fakti se ekipi në këtë ndeshje është i plotë më përjashtim të mbojtësit Antonio Marku.

Kështu trajneri Gjoka ka në dispozicion për të aktivizuar në fushën e lojës të gjithë lojtarët që gëzojnë formë të mirë fizike.

Por tek ekipi kuqeblu është marrë vendimi që asnjë nga pjestarët e ekipit shkodran të mos prononcohet për mediat.

Trajneri Ernest Gjoka po zhvillon sëbashku me ekipin dy seanca stërvitore në ditë sin ë palestër dhe në fushën sportive në Golem ku një ditë më parë

ai gjatë stërvitjes ka zhvilluar edhe një mini ndeshje duke e ndarë ekipin në dy pjesë duke mos dhënë kështu një ide apo të dhënë se si do të jetë formacioni për në ndeshjen ndaj kurbinasve këtë të dielë.

Ndeshja Vllaznia-Laçi mund të quhet edhe një sfidë për jetë a vdekje pasi kuqebluve u duhet me patjetër të marrin 3 pikë nga ky takim pasi një barazim i mundshëm nuk u bën punë për të qetësuar sado pak situatën në të cilën ndodhen.

 

Artikulli paraprakTATIMET NË TERREN NË NDIHMË TË BIZNESEVE
Artikulli tjetërVOLEJ, TË REJAT E VLLAZNISË FITOJNË FINALEN E PARË