Në mungesë të gjetjes së një kundërshtari për miqësore, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar kontrollin brenda familjes. Këtë ndeshje e kanë ndjekur edhe drejtuesit më të lartë të klubit shkodran, pasi ka qenë me interes një gjë e tillë, ngaqë vetëm një javë më pas kuqeblutë do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Teutës.

Në ndeshje është vërejtur një përkushtim i madh i futbollistëve, si të formacionit të pare, ashtu edhe atij rezervë. Në këtë takim janë aktivizuar edhe disa futbollistë që ishin në provë, si shqiptaro- amerikani Dedvukaj, një mesfushor malazez, kosovari Salihi dhe sulmuesi ganez Akurud. Nga këta futbollistë, duket se për momentin provën e ka kaluar vetëm një mesfushor malazez e po ashtu edhe kosovari Lushtaku do të vazhdojë të jetë sërish pjesë e ekipit, ndërsa futbollistët e tjerë do largohen, ngaqë nuk kanë bindur stafin teknik.

VLLAZNIA DO E NISË SEZONIN ME SHUMË PROBLEME NË FORMACION. Ndeshja është fituar 2-1 nga ekipi i pare, për të cilin kanë shënuar Lushtaku dhe Shtubina, ndërsa për formacionin e dytë ka shënuar mbrojtësi Ruqi. Duhet thënë se të gatshëm për këtë ndeshje nuk kanë qenë disa prej futbollistëve që janë të dëmtuar, megjithatë Vllaznia tashmë duket se po bëhet gati për startin e kampionatit, teksa ka krijuar një ekip, me të cilin do të synojë të bëjë një paraqitje sa më të mire por akoma pa vendosur objektiva. Gjithsesi nuk mjafton vetëm një ndeshje kontrolli për të kolaudu ekipin për startin e sezonit të ri futbollistik.

Artikulli paraprakLLAZANI: HIGJENA NË ZONAT MALORE NË KUSHTE OPTIMALE
Artikulli tjetërSHQIPTARËT DREJT GJERMANISË, ZERO NË 2013 NË 22 MIJË NË 2015