Skuadra e Vllaznisë pas një sërë ndryshim të ditëve të fundit të njëpasnjëshme i është rikthyer seancave stërvitore.
Vetëm një ditë ka zgjatur bojkoti i ekipit kuqeblu e cila pas sigurisë që ka marrë nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi dhe bordi i klubit të futbollit Vllaznia janë rikthyer për të vijuar me përgatitjet e tyre për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Kjo ka qenë edhe seanca e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri të sapoemëruar Armando Cungu. Ashtu si përherë stërvitja është zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”. Përpara se të fillonte stërvitja e parë për Cungun si trajner i Vllaznisë, ky i fundit sëbashku me lojtarët përpara se të dilnin në fushë kanë zhvilluar një mbledhje në dhomat e zhveshjes. Në atë mbledhje të parë trajneri Cungu ka u ka folur futbollistëve disa prej gjërave të cilat ai i cilëson si më të rëndësishmet dhe kryesoret në mënyrë që të ketë një mbarëvajtje tek Vllaznia. Pas kësaj mbledhjeje futbollistët kanë nisur stërvitjen e cila nuk ka qenë shumë intensive në ditën e parë. Cungu në këtë seancë ka qenë i shoqëruar nga ndihmësi i tij, malazezi Aleksandër Mazhar, ish-sulmues i Cërna Zvedës dhe trajneri i ri i portierëve Avenir Dani që rikthehet sërish në këtë post duke qenë se edhe më përpara ka qenë pjesë e stafit teknik të Vllaznisë. Në këtë seancë stërvitore kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët kuqeblu natyrisht me më shumë besim dhe siguri pas ardhjes së trajnerit të rid he sigurisë që kanë marrë nga drejtuesit më të lartë për dhënien e dy pagave të prapmbetura që kanë. Në vazhdimësi do shihet nëse Cungu do të bëjë largime të lojtarëve aktual dhe se kush do të jenë ata që do të vijnë si përforcime tek Vllaznia.