Këto fjalë administrarori i Vllaznisë Suad Lici nuk i ka lënë thjeshtë në këtë deklaratë por i ka vënë në zbatim. Nuk kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysëm dhe Suad Lici ka vendosur që të mos jetë kukulla e sponsorit Alban Xhaferri duke kërkuar kështu dorëheqjen nga posti i administratorit të Vllaznisë.

Një gjë e tillë ende nuk është bërë zyrtare sepse si gjithmonë klubi Vllaznia ka dëshirë përgjumjen kur ka lëvizje të tilla të rëndësishme edhe pse tashmë prej mbrëmë lajmi është bërë i ditur në të gjitha mediat. Administratori Lici duke mos preferuar të qëndrojë një kukull e Alban Xhaferrit, kunatit të tij drejtor i akademisë dhe skandaleve të tjera bashkë me futbollistë që firmosin ende pa u ulur mirë nga avioni ka vendosur që të japër dorëheqjen.

Natyrshëm që është një vendim i cili i ka marrë kohë por duke mos patur një rrugë tjetër Lici ka dorëzuar postin e administratorit, ashtu si pjesa më e madhe e zyrtarëve të Vllaznisë që kur largohen janë të zhgënjyer. Suad Lici deklaroi në fillim kur mori këtë post se planet e tij tek Vllaznia do të ishin afatgjate me disa vite por nuk ishte edhe një aventurë aq afatgjatë për shkak se shumë gjëra ndryshuan rrugës për t’u finalizuar me

ardhjen e sponsorit të ri i cili mori në dorë frenat e klubit që nga financat e deri tek punëtori më i thjeshtë duke patur ndikimin e tij në çdo vendimarrje të bordit mbikqyrës dhe në gjithçka tjetër. Suad Lici prej më shumë se dy muajsh ka qenë totalisht më heshtje edhe pse është numri dy i Vllaznisë në rang drejtuesi pas kryebashkiakes Ademi.

Kjo dorëheqje e Suad Licit i cili më në fund nuk preferon të jetë kukull duke mbajtur fjalën e dhënë në deklaratë tregon qartazi edhe njëherë për ndikimin e fortë që ka sponsori Alban Xhaferri duke vendosur për gjithçka edhe pse bashkia Shkodër nuk e pëlqen kur e dëgjon duke thënë të kundërtën.

Tashmë në vend të Suad Licit pritet të emërohet si administrator i Vllaznisë Benjamin Nako, ish gjimnast, pedagog në universitetin e Shkodrës dhe aktualisht anëtar i bordit të Vllaznia sh.a, post nga i cili pritet të japë dorëheqjen për t’u emëruar si administrator.

Artikulli paraprak“ZOOTEKNIKË”, LAGJJA PA RRUGË
Artikulli tjetërSHKODËR, MES LOTËSH LAMTUMIRA E VILDAN TUFIT!