Vllaznia merr një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-0 Skënderbeun në Shkodër dhe ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Kukësin, që ka një ndeshje më pak.

Në duelin e zhvilluar në “Loro Boriçi” vendasit e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke thumbuar portën e Rexhepit e duke kërkuar që të gjenin një gol të shpejtë, por për të parë rrjetën të tundej duhej pritur minuta e 23-të e sfidës, kur Hoxhaj devijoi një gjuajtje me kokë të Krujës.

Më pas, Vllaznia u tërhoq paksa në gjysmëfushën e saj duke menduar të administronte rezultatin. Kjo bëri që Skënderbeu të shfaqej shumë agresiv në pjesën e dytë të ndeshjes dhe të kërkonte me ngulm golin e barazimit, duke rrezikuar vazhdimisht para Zogoviç.

Por një kundërsulm i shkëlqyer i Çobës në fund solli edhe golin e Aralica, i cili vulosi këtë sukses për ekipin shkodran. Tri pikë me shumë vlerë për shkodranët, që vazhdojnë te besojnë te titulli.

Artikulli paraprakEUROPA PËRBËN 65% TË RASTEVE TË COVID NË BOTË
Artikulli tjetër(EMRAT) PËRFUNDON NUMËRIMI/ KËSHILLI KOMBËTAR SHKARKON NGA FUNKSIONET EDI PALOKËN, DISA NGA ANËTARËT E KRYESISË E DISA SEKRETARË