Vllaznia të mërkurën ka ndeshjne e rradhës ndaj skuadrës së Lushnjes e cila do të zhvillohet në orën 14:00. Edhe pse akoma nuk dihet nëse stadiumi do të jetë gati për këtë ndeshje e nëse jo ku do të luhet kjo mbete akoma e pazbardhur pasi edhe fusha “Reshit Rusi” nuk mund të llogaritet sepse sipas FSHF kjo fushë nuk i plotëson kriteret për të zhvilluar ndeshje të Kategorisë Superiore.

Por gjithësesi vlen të theksohet fakti se ekipi dhe stafi teknik vazhdojnë stërvitjen intensive me dy seanca stërvitore në ditë paradite në palestër dhe mbasdite në fushën e Golemit. Ky intensitet i stërvitjes së lojatërve ka për qëllim rritjen e parametarve fizik të ekipit dhe përgatitjne e tyre maksimale ku synohet që në vazhdim të arrihet edhe marrja e pikëve të nevojshme ku atualisht Vllaznia pas ikjes së tarjnerit Armando Cungu dhe ardhjes së Ernes Gjoka është arritur vetëm marrja e një pike, një barazimi në Kukës dhe humbjen ndaj Skëndërbeut në Korçë.

Ekipi kuqeblu renditet në zonën e rrezikut në vendin e 9 dhe që nga fillimi i kampionatit e deri më tani ka arritur të marrë vetëm 6 pikë. Për tu ngritur në renditje dhe arritur pikët e nevojshme trajneri Gjoka ka menduar që në stërvitje të përfshij edheelemntë të rinj si mesfushorin Arsen Hajdari i cili këtë sezon e ka nisur me Vllazninë B në Kategorinë e Parë mesa duket ai e ka bindur trajnerin Gjoka për t’u stërvitur me skuadrën e parë ku edhe mund të grumbullohet me ekipin në ndeshjen e radhës. Por përveç Hjadarit është edhe Senad Hysenaj i cili është grumbulluar me ekipin e parë të Vllaznisë ku tashmë mbetet të shpresohet që në fazën e dytë të Superiores të ketë një kthesë nga skuadra kuqeblu.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA U-21 NDESHJE ME IRLANDËN E VERIUT
Artikulli tjetërINFRASTRUKTURA, THETHI NË QËNDËR TË VEMENDJES