Skuadra e Vllaznisë ka lënë Beranjen në Malin e Zi dhe është rikthyer në qytetin e Shkodrës. Kështu ekipi kuqeblu i ka dhënë fund fazës përgatitore 3 javore në shtetin fqinj. Kjo fazë ka shërbyer për të përgatitur ekipin në prag të nisjes të kampionatit kombëtar të futbollit.

Nga sa mësohet pas përfundimit të fazës përgatitore futbollistët janë në një gjendje optimal sportive dhe asnjë prej tyre nuk ka pësuar dëmtime duke e mbyllur pozitivisht. Pas mbërritjes në Shkodër lojtarët e Vllaznisë dhe stafi teknik fundjavën do ta kenë pushim. Ekipi kuqeblu do t’i rikthehet seancave stërvitore të hënën e javës së ardhshme në fushën sportive “Reshit Rusi”. Edhe pse skuadra është pushim, klubi dhe drejtuesit vijojnë të jenë aktiv për të gjetur lojtarë dhe për të përmbyllur merkaton. Nga sa bëhet e ditur trajneri i Vllaznisë Armando Cungu po kërkon me ngulm që të ketë në përbërje edhe një sulmues dhe mesfushorë cilësor. Shumë janë provuar por asnjë prej tyre nuk ka arritur që të bind stafin teknik. Sipas teknikut Cungu Vllaznia nuk mund të quhet e kompletuar nëse nuk arrin të sigurojë edhe një mesfushor dhe një sulmues. Edhe pse janë bërë disa tratative me futbollistë të ndryshëm nuk është arritur që të gjendet akordi. Merkatoja po shkon drejt fundit ndërsa ende kuqeblutë nuk po bien në gjurmët e lojtarëve që kërkohen për të plotësuar tërësisht grupin e futbollistëve.

Artikulli paraprakRUSI, ZJARR NË NJË DEPO 16 VIKTIMA
Artikulli tjetërMBERRIN NE SHQIPERI TRUPI I VIKTIMES NGA TERMETI NE ITALI