KUQEBLUTË AFROJNË HALLUNAJ PËR PORTIERIN E DYTË TË EKIPIT. Skuadra e Vllaznisë e ka mbyllur merkaton e dimrit me vetëm dy lëvizje të reja.

Përkatësisht mesfushorin Florind Bardulla i ardhur nga ekipi i Teutës dhe Gilman Lika, që preferoi skuadrën shkodrane të pakten deri në fund të këtij sezoni. Siç duket, Vllaznia nuk preferoi të bëntë shumë lëvizje të shtrenjta e gjendur përballë dy vështirësive. E para është ajo e gjetjes së lojtarëve cilësore dhe dyta e anës financiare që ndonse u garantua nga bordi drejtues nuk ka patur shuma të mëdha financiare për tu shpenzuar në merkato. Gjithsesi në ditën e fundit të merkatos, pikërisht me 2 janar, Vllaznia ka bërë dhe disa lëvizje të tjera konkretisht me lojtarët e rinj. Fillimisht duke u ndalur tek porta është përzgjedhur si portier i dytë i ekipit Ervin Hallunaj, ndërsa i parë mbetet Erind Selimaj. Hallunaj ka firmosur kontratën e re me kuqeblutë. Ndërsa është rikthyer dhe Sindrit Guri i cili në pjesën e parë të sezonit ka qenë i huazuar tek ekipi i Kastriotit. Ndërkohë që sulmuesi Elis Kabuni i ekipit U-19 ka firmosur kontratën me Vllazninë por është huazuar menjëherë tek ekipi i Tërbunit që luan në kategorinë e parë. Në lidhje me mesfushorin uruguajan Huan Guradao që u tha se do të ishte pjesë e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, emri i tij nuk figuron në listen e federimeve të ekipit të Vllaznisë. Pra Guardado nuk do të jetë pjesë e ekipit. Vllaznia e mbyll me këto lëvizje merkaton e janarit, ndërsa do të përballojë gjysmën e dytë të sezonit me futbollistët që ka në dispozicion. Vlen për tu theksuar që pjesë e skuadrës janë dhe të rinjtë, Hakaj, Çinari, Krymi të ardhur nga ekipi i të rinjëve si dhe Kalaja që ishte pjesë e skuadrës që në fillim të sezonit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/8VdJWZW47JY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSERIA A, JUVENTUS NDALET ME BARAZIM
Artikulli tjetërMBYLLET KONKURSI “SHKODRA IME NJË QYTET EUROPIAN”