Vllaznia merr tri pikë me shumë vlerë në Shkodër përballë një rivali direkt si Partizani, duke e mposhtur 1-0. Një sukses me vuajtje, teksa në 30 minutat e fundit shkodranët luajtën me 10 lojtarë. Kjo fitore mban shkodranët në vendin e tretë.
Golin e vetëm të takimit e realizuar Latifi në minutën e 28-të. Shkodranët kalojnë në avantazh pas një skeme në goditje dënimi me Teqjen që bën mrekullinë ndaj Gurishtës, por jo përballë Latifit, i cili shtyn sferën në rrjetë. Ky ishte goli që vendosi sfidën.
Në minutën e 66-të Vllaznia mbeti me 10 lojtarë. Krymi ndali në mënyrë të parregullt Carën, i cili ishte nisur drejt zonës dhe gjyqtari i tregon kartonin e kuq. Gjithsesi, kuqeblutë e mbrojtën avantazhin dhe morën tri pikët, ndërsa Partizanin mundet pas 2 fitoreve radhazi.