DUHET PRITUR EDHE NJË DITË PËR ZGJIDHJEN E SITUATËS
Vllaznia duhet të presë dhe një ditë për të zgjidhur një herë e mirë administrimin e saj, pasi ka premtuar se në Shkodër do të vijë Roberto Nava, presidenti i kompanisë “Gea Sport”. Nava gjatë këtyre ditëve ka vijuar komunikimin me tifozët nëpërmjet rrejtit social Facebook.

Ndonse mund të duket diçka trendi por për Vllazninë është më shumë e rëndësishme të flitet me vepra në fushën e lojës dhe përgatitjet për sezonin e ri, se sa të shkruhet e flitet me premtime sa lart e poshtë e në realitet nuk ka asnjë gjë konkrete.

Pas dorëheqjes së Ardian Grabovës që pritej të emërohej si administrator, Nava ka dhënë sinjale se administratori i ardhshëm do të jetë shkodran. Ky informacion bëhet i ditur nga burime pranë klubit shkodran. Për emrin e tij akoma nuk jepet asnjë informacion, pasi është thënë se do të zgjidhet me consensus mes Bashkisë së Shkodrës dhe kompanisë Gea Sport.

Ndërkohë që situata në kampin shkodran është akoma e paqartë. Ardhja e Navës të marten, pritet të zgjidhë shumë gjëra. Fillimisht siç mësohet do të ketë një takim mes Navës dhe drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e administrimit të klubit. Më pas Nava do të vendosë të propozojë dhe emrin e administratorit të ri. Me mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës që është miratuar, do të merren dhe vendimet përfundimtare.

Ndërsa mbetet për tu zgjidhur përveç, administratorit dhe merkatoja që mund të zhvillojë skuadra për tu përforcuar për sezonin e ri futbollistik. Është premtuar se do të vijnë disa lojtarë cilësorë, por vetëm të martën pritet të bëhen publikë. Kështu Vllaznia do të duhet të presë dhe pak orë për të mësuar përfundimisht se si do të veprohet për të ardhmen.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/yzC9G-w_5q8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakARSENAL FITON SUPERKUPËN
Artikulli tjetërFEMRA, VLLAZNIA SURPRIZON SËRISH