KËSHILLI VENDOS PËR 5 ANËTARË, HAPET FONDI PREJ 90 MLN LEKË. Këshilli i Bashkisë së Shkodrës ka miratuar bordin e ridrejtues të ekipit të Vllaznisë.

Ndonëse nuk pritej ndonjë ndryshim, ndryshe nga mbledhja e parë, grupi i këshilltarëve i partisë demokratike ka propozuar që bordi drejtues i Vllaznisë të mbetej me 5 anëtarë dhe jo me 7 siç ishte propozuar. Kjo bëri që Këshilltarët e majtë të reagonin më pas duke kërkuar një votim të fshehtë.
Me votim të fshehtë kanë hyrë në garë, 6 këshilltarë, Xhevdet Amuli, Avenir Haxhia, Xhemal Bushati, Luan Heta, Edip Shiroka dhe Erogen Vaso. Të gjithë këshilltarët kanë votuar me votim të fshehtë ku dhe më pas kanë përzgjedhur pesë anëtarët e bordit.
Tashmë Vllaznia, nuk ma probleme administrative. Me këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak është bërë prishja e kontratës me kompaninë “Gea Sport” dhe krijimi i bordit të ri, që mundëson lirimin e fondit prej 90 mln lekësh të vjetra që do të shkojnë për rrogat dhe detyrimet që ka ekipi ndaj lojtarëve. Tashmë duhet pritur se çfarë do të sjellë ky bord, në të mirë të skuadrës dhe administrimit të saj.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/WifXUMfTHXU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAPELI, ME 2 DHJETOR VENDIMI
Artikulli tjetërTUZI: I PRITSHËM SUKSESI I GODELLIT