TRAJNERI DO LUAJË ME DY SULMUES TË DEKLARUAR. Skuadra e Vllaznisë do të jetë me forca të plota në ndeshjen ndaj Tiranës. Ndonse një ditë më parë, tekniku Baldo Raineri pavarësisht se ka patur disa shqetësime shëndetësore të disa futbollistëve ka përzgjedhur dhe formacionin kryesorë. Sigurisht që në formacionin e tij mund të ketë lëvizje. Por duke u ndalur më konkretisht.
Në portë do të jetë Selimaj. Në mbrojtje, Gocaj, Beqiri, Sykaj, Boci. Ndërkohë në mesfushë do të rreshtohen Kruja, Shala, Tafili, Shtubina. Ndërkohë që sulmi i është besuar dy lojtarëve të huaj të ardhur gjatë merkatos si përforcme serioze. Kështu Soza do të jetë titullar i padiskutueshëm. Ndërsa Aguierre e Ciofi janë në balotazh dhe për to do të vendoset pak kohë përpara fillimit të ndeshjes.
Për tu përgatitur për këtë sfidë, skuadra është grumbulluar një natë më parë në një prej hoteleve të qytetit të Shkodrës. Po ashtu nuk ka munguar dhe mbështetja e tifozëve kuqeblu të paktën deri më tani kur janë dhe pak kohë nga starti i ndeshjes.
Tashmë ajo që do të japë rezultatin final është fusha e lojës. Të gjithë në Shkodër presin një fitore të Vllaznisë që do ti jepte një tjetër hov optimizmit në ekip. Gjithsesi ndaj Tiranës nuk do të jetë një ndeshje e lehtë por shumë e vështirë për tu kaluar.