Emocione të shumta ne në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen Vllaznia-Flamurtari.
Tre golat e shënuar në fund të saj, mbi të gjitha shoqëruar me fitoren e kuqebluve, kanë sjellë një gëzim të ligjshëm të të gjithë shkodranëve. Aq sa, një biznesmen i pranishëm në shkallët e stadiumit, mësohet të ketë zbritur menjëherë pas përfundimit të takimit në dhomën e zhveshjes së ekipit të Vllaznisë dhe u ka dorëzuar një shpërblim, madje “të majmë”. Plot 10 milionë lekë. Burime pranë skuadrës kuqeblu nuk kanë dëshirë të bëjnë publik emrin e biznesmenit, sepse vetë ai ua kishte kërkuar një gjë të tillë. Kjo premio e dhënë menjëherë pas ndeshjes, sigurisht që ka gëzuar edhe më shumë futbollistët shkodranë. Një arsye më tepër për të treguar se ka edhe biznesmenë që nuk e braktisin asnjëherë këtë ekip dhe gjenden pranë tij në momente të vështira. 10 milionë lekët e akorduar nga ky bisnesmen, natyrisht që janë një nxitje më tepër për lojtarët që të tregojnë më të mirën edhe në ndeshjen e radhës, atë të së mërkurës ndaj Teutës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.