NË EKIP JANË OPTIMISTË PËR TË NDALUR NJË KUNDËRSHTAR TË PËRJETSHËM. Vllazia do të hyjë me të rinjë në ndeshjen e së dielës për të surprizuar dhe arritur një rezultat pozitiv ndaj Tiranës.
Këtë e ka shprehur dhe i riu Sidrit Guri që do të jetë titullar në takimin ndaj bardhebluve, Ka qenë pikërisht trajneri Luan Zmijani ai që ka përzgjedhur të riun Guri për ti dhënë motivimin e duhur atij dhe të rinjëve të tjerë që kanë gjetur hapësira në formacionin kryesorë. Vllaznia do të luajë ditën e dielë një transfertë shumë të vështirë ku dhe do të ketë disa mungesa shumë të rëndësishme si Shtubina nëmesfushë e Sykaj në mbrojtje. Ndërkohë portieri Erind Selimaj vazhdon të jetë në pikëpyetje për aktivizim. Kjo ka bërë që trajneri Avenir Dani të bëjë stërvitje me të rinjtë Sherri e Hallunaj. Mëgjithatë ditën e shtunë, trajneri Zmijani do të përcaktojë në një farë mënyrë dhe formacionin ndaj Tiranës.