Vllaznia e mbyll merkaton me vetëm dy futbollistë të ardhur, mbrojtësin Vrapi dhe mesfushorin Tafili.

Të gjithë të tjerët që janë provuar gjatë gjithë janarit nuk kanë arritur që të bindin trajnerin Armando Cungu dhe pjesën tjetër të stafit teknik. Në këtë mënyrë shqiptari i ardhur ng Suedia Eduart Zhuta nuk e ka kaluar provën dhe është larguar sërish. Po ashtu edhe sulmuesi serb Vuk Sotiroviç nuk ka arritur që të marrë aprovimin e trajnerit Cungu duke u larguar gjithashtu edhe ai. I vetmi që mbetet ende në provë deri në fund është futbollisti nga Ulqini Ronaldo Rudoviç. Malazezi do të provohet deri në afatin e fundit të kësaj merkatoje dhe më pas trajneri Cungu do të vendos nëse do ta federojë apo. Në këtë mënyrë nuk ka më kohë për futbollistë të tjerë që të provohen sepse merkatoja e janarit është drejt mbylljes. Me shumë mundësi ardhja e Krujës tek Vllaznia siç pritej nuk do mund të realizohet për shkak të procedurave që shkodrani nuk ka arritur t’i mbyll me klubin arab me të cilin është nën kontratë. Sa i përket sulmuesit Erkoçi mësohet se nuk është federuara por do të qëndrojë deri në qershor tek Vllaznia dhe në rast se rrit performancën e tij atëherë do t’i jepet një mundësi. Dy të rinjtë Borshi dhe Beci kanë preferuar që të huazohen tek skuadra e Tërbunit për pjesën e mbetur të sezonit duke qenë se nuk ka një vend titullari për ta tek Vllaznia. Uendi Vecaj, i riu që vjen nga radhët e akademisë Vllaznia, shihet si futbollisti i së ardhmes për kuqeblutë edhe pse ka shumë punë për të arritur që të fitojë një vend në formacionin e parë. Ajo që kishte më shumë nevojë Vllaznia, një sulmues nuk është arritur që të plotësohet duke qenë disi e mangët në vijën e parë skuadra shkodrane. Rolin e sulmuesit e bëjnë Çinari dhe Kalaja por janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e trajnerit Cungu. Pozitiv mbetet fakti që tashmë koha e abuzimeve me firmosjen e lojtarëve tek Vllaznia që nuk bëjnë as për fuboll lagjesh ka përfunduar, kjo falë Armando Cungut që tregoi se tek kuqeblutë do luajnë vetëm ata që e meritojnë.

Artikulli paraprakSHKODRA, 19 VITE PA KARDINAL MIKEL KOLIQIN
Artikulli tjetër55 VJETORI I SHKOLLËS “PRENK JAKOVA” NËN TINGUJT E MUZIKËS