Ka perfunduar pa gola ndeshja e futbollit mes Partizanit dhe Vllaznise e vlefshme per javen e dyte te kategorise superiore te futbollit shqiptar ,ndeshje kjo e luajtur ne stadiumin e qytetit te Elbasanit

Ndeshja e vlefshme per javen e dyte te kategorise superior te futbollit, ajo mes Partizanit dhe Vllaznise ka perfundur pa gola me rezultatin 0-0 .Ndeshja u luajt ne Elbasan Arena dhe dy ekipet nuk ndane me shume se nga nje pike.Tranjeri i Vllaznise Armando Cungu gjate nje lidhjeje te drejtperdrejte nga Elbasani ne emisionin Star Sport ne Star plus tv ka theksuar se e merituam barazimin,kishim shume raste por jam I kenqur me paraqitjen e ekipit.Fanella e Vllaznise peshon shume dhe nuk i frikesohem asnjr kundershtari.Cungu ka pranuar se pjesa e pare ka qene shume e vuajtur por lojtaret reaguan mire dhe morem nje pike. Edhe me kete ndeshje te kuqte e Partizanit vertetuan se nuk po janë vendimtare përpara portës.Partizani e kontrolloi me shume lojën , por edhe Vllaznia tregoi se ishte e vendosur te mos lëshonte pe në këtë ndeshje.Por nënkampionët e Shqipërisë vazhdojnë të vuajnë mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë që të shfrytëzojë rastet e krijuara nga skuadra.Ky barazim e lë Partizanin dy pikë pas Skënderbeut në garën për titull, kurse Vllaznia mund t’i gëzohet një pike të çmuar përballë një tjetër kundërshtari të vështirë. .

Artikulli paraprakRREZIKU TERRORIST,15 000 INDIVIDE TE DYSHUAR NEN VEZHGIM
Artikulli tjetërZBULOHET MISTERI I LUMIT TË KUQ