Kane mjaftuar dy golat e shenuar ne pjesen e dyte te takimit mes Lusnjes dhe Vllaznise, ne menyre qe shkodranet te sigurojne 3 pike me shume vlera qe i japim fryme skuadres.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka fituar me rezultatin 2-0 sfiden e zhvilluar ne stadiumin “Roza Haxhiu” ne Lushnje.
Ne minuten e 64-te ka qene Sukaj ai i cili ka zhbllokuar shifrat, nderkohe qe 10 minuta me vone, Xhevahir Sukaj ka shnderruar ne gol nje 11 metersh te fituar nga skuadra shkodrane.
Me kete fitore, Vllaznia shkon ne kuoten e 18 pikeve nderkohe qe pas nje jave do te prese ne Shkoder skuadren e Teutes se Durresit.