E ardhmja e Vllaznisë e cila u bë një temë shumë e gjatë diskutimit gjatë këtyre ditëve duket se do të jetë sërish mes dy ujërave. Pas bërjes publike se Safet Gjici shprehu dëshirën për të marrë presidencën e ekipit shkodranë, tifozët kuqeblu vërshuan në rrjetin social facebook, duke i këruar Bashkisë së Shkodrës që të ia dorëzojë ekipin. Por një bisedës që kryetarja e re e Bashkisë Voltana Ademi, realizoi me tifozët ka bërë që situata të qetësohet disi.

Kjo natyrisht e ka një arsye. Safet Gjici vetëm ka dhënë deklaratë në media e nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare në zyrat e Bashkisë. Kjo e shprehur haptazi dhe nga Ademi e cila mund të ulej në bisedime po të kishte veprime konkrete. Tashmë situate është në një pikëpyetje të madhe, mes veprimeve të Gjicit, dëshirës së tifozëve dhe kërkesës zyrtare. Tifozët shkodranë tashmë janë ndalur në një analizë ku dhe kanë kërkuar që të ketë veprime konkrete dhe nga Gjici në lidhje me marrjen e Vllaznisë. Natyrisht presidenti i Kukësit akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe pas ndeshjes me Legian u shpreh se shumë shpejt do të dilte në një veprim. Por nga ana e tjetër, meqë ai ka shprehur dëshirën për të marrë skuadrën duhet të veprojë shpejt, pasi koha ikën. Veprimi konkret do të jetë dorëzimi në zyrat e Bashkisë i kërkesës për bashkëpunim. Pastaj tifozët do të mund të kërkojnë me ngulm që Bashkia të veprojë në tëmirë të Vllaznisë pasi Ademi dha garancinë që është e gatshme për bashkëpunim. Pra nisur nga e gjithë kjo, situate duket plotësisht e paqartë. Mëgjithatë si Gjici apo kushdo qoftë biznesmen tjetëe që shpreh dëshirën për të marrë Vllazninë duhet të tregohet më i saktë në veprime e të mos luajë me një Shkodër e sidomos me tifozerinë e kuqebluve. Tani duhet të ketë veprime konkrete që kjo situatë të zgjidhet një herë e mirë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON 4-2 NË SLLOVENI NDAJ DRAVOGRADIT
Artikulli tjetërCHAMPIONS, SKËNDËRBEU PËRBALLË DINAMO ZAGREBIT NË “PLAY-OFF”