Vllaznia pas ndeshjes miqësore të zhvilluar disa ditë më parë me skuadrën e B-s ku edhe fitoi thellësisht me rezultatin 7-1 tashmë ka gjetur një tjetër skuadrë për të zhvilluar ndeshjen e rradhës. Më herët mendohej se kundërshtarët e dytë të ekipit shkodranë do të ishte Mornar Bar i Malit të Zi e cila është një skuadër që operon në Ligën e Dytë por mesa duket dy ekipet nuk kanë gjetur akordin mes tyre. Kështu kuqeblutë janë vënë në lëvizje dhe kanë gjetur një tjetër alternativë dhe do të realizojnë miqësoren e rradhës e cila do të realizohet me skuadrën e Tërbuni të Kreshnik Krepit takim ky që do të zhvillohet ditën e premte në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kështu për kuqeblutë ky takim do të jetë një tjetër test për ta por njëkohësisht edhe ndeshja e parë për 2018-tën në stadiumin e Shkodrës. Pavarësisht se në përballjen ndaj Vllaznia B u arrit një rezultat mjaft i kënaqshëm ku synimi i stafit teknik dhe trainerit Gjoka ishte për të parë ecurinë e skuadrës si dhe përshtatjen e blerjeve të merkatos së janarit e cila u reflektua mjaft mirë sërish edhe ndaj Tërbunit do të jetë i njëjti oblektiv.

Në fakt Vllaznia po përgatitet maksimalisht që me rikthimin e nisjes së kampionatit me 27 janar të arrijë edhe synimet e saj ku si kundërshtarë do të ketë ekipin e Kukësit nga ku besohet se me ardhjen e futbollistëve si Sukaj, Berisha, Mersini e Malota të cilët do të bashkojnë fuqitë sëbashku me pjesën tjetër të skuadrës do të arrijnë rezultatet që Vllaznisë i mungojnë prej kohësh. Nëse rezultatet do të jenë ato që priten atëhere shumë i shpejtë do të jetë edhe rikthimi i tifozëve shkodranë në shkallët e stadiumit në mbështetjte të skuadrës së tyre të zemrës duke plotësuar kështu edhe dëshirën e thirrjet e një pas njëshmë si të lojtarëve por edhe të trainerit Ernest Gjoka.

Artikulli paraprakKRAJA: SYNOJMË TË JEMI MES PESË VENDEVE TË PARA
Artikulli tjetërGJYKATA, 30 VITE BURG PËR ATENTATORËT NË STAJKA