Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 25-të, teksa mposhti minimalisht Dinamon në “Niko Dovana”. Një supergol i shënuar nga Rejan Alivoda në minutën e 28-të, i dha fitoren skuadrës shkodrane, që tashmë mban e vetme vendin e dytë me 43-pikë. Në fakt, vlen të përmendet se skuadra dinamovite kishte raste të shumta për shënim, teksa në një rast u ndalën edhe nga traversa, por në fund gjithçka u mbyll me fitoren minimale të Vllaznisë 0-1. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, deklaroi se nuk ka vend për eufori te shkodranët.

Nga ana tjetër, edhe mesfushori i kuqebluve, Ardit Krymi, i gëzohet faktit që Vllaznia po vazhdon pa u ndalur në një rrugëtim që ka nisur prej javësh.

Kështu, Vllaznia vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat dhe tashmë hedh sytë nga kreu i renditjes që mbahet nga Egnatia me 6-pikë më shumë.

Artikulli paraprakBIE NUMRI I LINDJEVE NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”