Vllaznia ka bërë detyrën në “Loro Boriçi”, aty ku mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0. Gjithçka në këtë ndeshje u vendos që në pjesën e parë, teksa kapiteni Bekim Balaj zhbllokoi sfidën, ndërsa Kevin Dodaj shënoi më vonë pas një kundërsulmi model. Korçarët u munduan të reagojnë, por nuk gjetën dot golin që mund të rihapte takimin dhe gjithçka u mbyll me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shfaq i lumtur për fitoren ndaj Skënderbeut.

Nga ana tjetër, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç u shfaq i zhgënjyer nga kjo humbje, sidomos me mënyrën e pësimit të golave.

Kështu, pas suksesit përballë Tiranës, Vllaznia merr një tjetër fitore dhe qëndron për momentin në krye të renditjes.

Artikulli paraprakXHUPAT E MIRDITËS ME PAVION TË VEÇANTË
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË AKSIN SHKODËR- HANI I HOTIT, ARRESTOHET 21-VJEÇARI