Skuadra e Vllaznisë ka humbur me rezultatin 3 me 1 përballë Kukësit që u luajt, në Kukës ditën e sotme.
Ekipi shkodran edhe këtë radhe nuk mundi t’i bëjë ballë skuadrës kundërshtare, duke zhgënjyer sërish jo vetëm drejtuesit e klubit, por edhe tifozët. Pas sfidës, trajneri shkodran Armando Cungu në një deklaratë për mediat nuk mundi ta fshehë zhgënjimin që i solli kjo humje. Ai tha se është e patolerueshme mënyra se si Vllaznia po i pëson golat nga skuadrat e tjera.
/ Star Plus TV /