Vllaznia është mposhtur me rezultatin 3-2 nga Skënderbeu, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në “Final Four”. Përballja u dominua gjatë gjithë kohës nga korçarët, të cilët pjesën e parë e mbyllën në avantazh me rezultatin 3-1. Për Skënderbeun shënuan Nikaj, Liço dhe Rashica, ndërsa golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Esat Mala me penallti. Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me raste të pakta për shënim. Golin e dytë për shkodranët e shënoi Bekim Balaj në minutën e 81-të, me penallti. Kuqeblutë e mbyllën ndeshjen me 10-futbollistë, pasi Stojanoviç u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 83-të. Në këtë mënyrë, Vllaznia e mbyll këtu kampionatin, duke u renditur në vendin e katërt. Ajo që ra në sy për keq në këtë duel, ishte një stadium i boshatisur, pasi tifozët vendosën të mos ndjekin një ndeshje, e cila shërbente vetëm për statistika.

Artikulli paraprakKOLEKSIONI I DEDË GAZULLIT NË BIBLIOTEKËN “ZOJA E SHKODRËS”
Artikulli tjetërKËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË MBËSHTET REZOLUTËN E OKB PËR SREBRENICËN