Vllaznia ka fituar 2-0 ndaj Burrelit ndeshjen e Kupës ndërsa vijon më tutje duke u kualifikuar pa probleme teksa shkodranët fituan 1-0 edhe përballjen e parë.
Në takimin e luajtur në Shkodër Vllaznia dominoi ndërsa dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë nga Ëenderson dhe braziliani tjetër Emerson. Tek kuqeblutë patën më shumë minuta lojtarë që nuk janë aktivizuar aq shumë në kampionat.
Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz tha se Kupa është një mundësi e mirë që Vllaznia të shkojë në Europë.
Tekniku Jonuz foli edhe për ndeshjen e radhës me Kukësin duke thënë se Vllaznia do të synojë të paktën barazimin edhe pse është një përballje e vështirë në transfertë.
Trajneri i portierëve të Burrelit u shpreh se vëmendja e kësaj skuadre është një paraqitje sa më e mirë në Kategorinë e Parë.
Vllaznia pas takimin me Burrelin tashmë të gjithë vëmendjen e ka të përqëndruar në ndeshjen e kampionatit teksa do të luaj në transfertë ndaj Kukësit pretendent duke kërkuar që të sigurojnë një rezultat pozitiv.