Vllaznia fiton ndaj Bylisit 2-0 dhe arrin që të mbajë vendin e parë në renditje. Me këtë rezultat pozitiv kuqeblutë kryesojnë të vetëm me 13 pikë pas 6 javësh kampionat duke lënë pas Egnatian kampione me 11 pikë. Edhe pse shkodranët në disa momente vendosën në diskutim ndeshjen përballë ballshiotëve që humbën edhe një penallti pas golit që Stojanoviç kishte shënuar në minutën e 47 për kuqeblutë. Ndeshjen e vulosi kapiteni Balaj në shifrat 2-0.

Tekniku Brdariç foli edhe për largimin e Alivodës në Dubai dhe rikthimin e Kahrimanoviç nga dëmtimi.

Sa i përket duelit të përjavshëm tashmë brenda ekipit Delaj-Dodaj apo të rinjve të tjerë, trajneri Brdariç ka një mesazh.

Trajneri i Bylisit Emanual Egdbo është i zhgënjyer sepse mendon se ekipi i tij humbi tre pikë në Shkodër edhe pse u mudn 2-0 nga Vllaznia.

Me këtë fitore Vllaznia tregon se për momentin është një prej ekipeve më në formë edhe pse është ende fillimi dhe kuqebluve i duhet shumë punë deri në fund.

Artikulli paraprak‘S’JAM I KËNAQUR ME POLICINË E SHTETIT’/ HOXHA JEP SHPJEGIME TE SIGURIA: 4 KANDIDATURA PËR DREJTORIN E PËRGJITHSHËM U SKUALIFIKUAN
Artikulli tjetërBEKIM BALAJ 100 NDESHJE ME VLLAZNINË