Tekniku Cungu rithekson se ka besim tek lojtarët e Vllaznisë deri në fund të këtij sezon.

Ka mjaftuar një gol i Arlind Kalasë në minutën e 8-të në mënyrë që Vllaznia të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën siç është Bylis. Për trajnerin Cungu fitorja jep siguri por ende asgjë nuk ka përfunduar Tekniku Cungu shprehet se prania e kryebashkiakes Voltana Ademi para ndeshjeve po kthehet në fatsjellëse….. Në pjesën e dytë Vllaznia vuajti ndaj Bylisit por arriti ta ruante avantazhin që në pjesën e parë duke shkuar tashmë në 8 pikë diferencë me ballshiotët dhe praktikisht duke siguruar mbijetesën në Superligë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFUTBOLL VAJZA, VLLAZNIA PRAKTIKISHT SIGURON TROFEUN
Artikulli tjetërFORMULA 1, ALONSO SHPËTON MREKULLISHT PAS NJË AKSIDENTI