Vllaznia mund Tiranen ne transferte.Merr tre pike te vlefshme
Ka perfunduar me fitoren e Vllaznise ndeshja Ttirana- Vllaznia e vlefshme per Kategorine Superiore te futbollit shqiptar .Ndeshja eshte zhvilluar ne stadiumin “Selman Stermasi “ te Tiranes ku pervec tifozerise se shumte te ekipit vendas nuk kane qene te pakte dhe tifozet shkodrane qe kane qene prezent ne shkallet e stadiumit ne mbeshtetje te ekipit te Vllaznise.Pjesa e pare ka perfunduar pa gola 0-0 ku Tiranes iu anulua me te drejte nje gol pasi autori e preku topin me dore duke ndihmuar ne dergimin ne rrjete.Ne pjesen e dyte te takimit, ne minuten e 52-te Vllaznise i akordohet nje 11 metersh pasi lojtari i saj u pengua dukshem ne zonen e portes.Nje minute me pas ne te 53-en ishte Olsi Gocaj ai qe kaloi shkodranet ne avantazh duke gjuajtur sakte nga pika e bardhe e penalltise.Pas kesaj Tirana u hodh ne sulm ne kerkim te golit te barazimit ku ishte portieri shkodran Selimaj i cili nderhyri sakte duke evituar gola te mundshem.Shkodranet menduan me shume per mbrojtjen.Tirana shenon nje gol te parregullt ne pozicion te dukshem jashte loje dhe gjyqtari me te drejte e anulon.Ne minuten e 79-te ishte futbollisti iTiranes Cisse ai qe barazoi rezultatin pas nje topi te dhuruar gabimisht nga lojtaret e Vllaznise, ne zonen para portierit Selimaj .Barazimi i Tiranes ishte i perkohshem pasi pak minuta me vone ne te 82-en ishte Gurishta ai qe shenoi m e koke pas nje goditjeje nga kendi duke e kaluar Vllaznine ne avantazh. E gjithe ndeshja perfundoi 1-2 ne fafor te Vllaznise e cila arrin te mare tre pike ne transferte, ne Tirane duke mundur ne fushen e saj nje nga ekipet më me emer ne futbollin shqiptar, ate te Tiranes ,nje rival i perhershem i Vllaznise