Në takimin e fundjavës së kaluar në ndeshjen e Vllaznisë ndaj Skënderbeut traineri Ernest Gjoka ka hedhur në fushë si titullarë mesfushorin Arlind Kalaja. Edhe pse pas thuajse 25 minuta lojë ai është dëmtuar kun ë minutën e 36 është zëvëndësuar për të mos rrezikuar që dëmitimi të kthehej në tepër serioz.
Ditën e së hënës Kalaja ka kryer edhe vizitën mjeksore ku fatmirësisht nuk është një dëmtim serioz që ta privojë mesfushorin shkodranë të jetë i gatshëm për në takimin ndaj Lushnjes. Por gjithësesi duket se problemet në kampin kuqeblu nuk mbarojnë ku pavarësisht mos arritjes së rezultateve dhe paraqitjes jo dinjitoze duket se shkodranët ndaj lushnjarëve do të kenë të tjera mungesa. Ndaj Skënderbeut nuk ishin të gatshëm tre futbollistë dhe pikërisht Orelesi për arsye kartonash si dhe Vucaj e Gocaj për probleme shëndetësore.
Por për në ndeshjen e rradhës janë dy mesfushorët Ardit Krymi dhe Erald Çinari që tashmë kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë duke iu hequr mundësinë për të qënë në formacion këtë fundjavë.