Vllaznia ka ndalur Tiranën në kryeqytet duke i rrëmbyer barazimin. Kuqeblutë kanë zhvilluar një lojë të kujdesshme dhe racionale duke arritur që të mos pësojnë gol.

Pavarësisht dominimit të bardhebluve në disa momente Vllaznia ka arritur që të mbrohet mirë duke mos u ndëshkuar. Pas ndeshjes trajneri në detyrë i shkodranëve Armir Grima vlerëson këtë pikë të marrë ndaj Tiranës. Grima la të kuptohej se me shumë mundësi s’do jetë më pjesë e Vllaznisë pas ndeshjes së fundit të fazës së dytë që është ndaj Bylisit ndërkohë që deklaroi se këto ditë është anulluar edhe mbledhja e parë e bordit të ri. Grima barazimin me Tiranën ia dedikoj tifo-grupit “Vllaznit Ultras” me rastin e 10-vjetorit të krijimit të tyre. Barazimi me Tiranën afron më shumë Vllazninë me Bylisin duke qenë vetëm një pikë larg ndërsa fitorja e Flamurtarit ndaj ballshiotëve kalon edhe njëherë shkodranët të parafundit në renditje. Ndeshja e fundit e këtij viti Vllaznia-Bylis është një sfidë e cila mbyll shumë llogari për këtë sezon.

Artikulli paraprakSHFAQET FILMI DOKUMENTAR “NA ISHTE NJËHËRË SHQIPËRIA”
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR PROPOZON 30% TË ULJES SË TAKSAVE VENDORE