Dinamo e Vllaznia i kanë prishur punë njëra-tjetrës, pasi barazuan 0-0 mes tyre në Elbasan Arena. Shkodranët u barazuan me pikë me Kukësin e vendit të katërt, kurse blutë me Skënderbeun dhe lënë vendin e fundit për momentin, ndërsa distanca me Egnatian bëhet 10 pikë kur janë edhe 4 ndeshje.

Haxhiu provoi në dy raste për Dinamon në pjesën e parë, kurse Vllaznia nga ana tjetër provoi me Da Silva dhe kroatin Aralica. Në dy raste portieri i Bluve e ndali atë. Në dy raste kuqeblutë protestuan edhe për penallti në pjesën e parë, që u mbyll me një rast të Jonuzit.

Ky i fundit edhe në fraksionin e dytë të lojës kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, por e çoi topin ngjitur me shtyllën. Ardit Hoxhaj gjithashtu sfumoi një rast të artë, kurse Dinamo mund të kishte realizuar me Reginaldon. Kjo nuk ndodhi dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Artikulli paraprakDËNOHET ME DHJETË VITE BURG DHE GJOBË/ SHQIPTARI ISHTE DREJTUES I BANDËS QË DËRGONTE ILEGALISHT NJERËZ NË BRITANI
Artikulli tjetërPROPOZIMI I DEPUTETIT TË PD: RAMA I KA NUMRAT PËR TË ZGJEDHUR KREUN E SHTETIT, NE TË VENDOSIM KRITERET