KUQEBLUTË TË PAFUQISHËM, SULMI INEKZISTENT. Vllaznia është ndalur pas disa rezultatesh pozitive radhazi. Humbja është shënuar në Laç, ku skuadra është mundur 3-0. Armando Cungu, ish lojtar dhe trajner i Vllaznisë, ka triumfuar me laçianët, duke i treguar shkodranëve se këtu fillon prova e së vërtetës për ekipin. Në fakt që në start, kuqeblutë kanë synuar të arrinin të paktën një barazim në këtë përballje.

Fillimi ka qenë  i mirë për shkodranët që janë treguar të kujdesshëm në fushën e lojës. Por ka qenë një ndërhyrje e gabuar e Shalës afër zonës së rreptësisë ku James arrin të shënojë një  eurogol nga goditja e dënimit duke përfituar dhe nga një vendosje e gabuar e portierit Selimaj. Pas këtij goli, kuqeblutë mundohen të reagojnë por nuk gjejnë forca dhe nuk arrijnë të organizohen në fushën e lojës. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa e dyta nis po në të njëjtat nivele. Fillimi i lojës në fakt ka qenë më i vrullshëm për skuadrën e drejtuar nga Baldo Raineri por aksionet sulmuese nuk kanë qartësinë e duhur. Ndërkohë ekipi i Laçit qëndron më shumë në pritje dhe të realizimit të ndonjë kundërsulmi. Teksa minutat kalonin, skuadra shkodrane nuk arrin të shënojë dot, ndonse shfaqet dy apo tre herë rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Miroslav Vujadinoviç, ish portieri i Vllaznisë. Laçi arrin të shfrytëzojë nga ana e tjetër disa hapësira të krijuara në mbrojtjen shkodrane, ku në të 73 arrin të gjejë rrugën e rrjetës, por gjyqtari anulon golin për pozicion jashtë loje. Që nga ky moment, shkodranët pavarësisht se janë munduar disa herë për të krijuar aksionet, nuk arrijnë dotv në portën kundërshtare. Ndërkohë 5 minuta përpara përfundimit të takimit, Laçi fiton një penallti për prekje të topit me dorë në zonën e Vllaznisë dhe që shndërrohet në gol. Kështu Vllaznia pëson një tjetër humbje, ku tashmë mund të thuhet se kanë filluar provat e vërteta për skuadren shkodrane. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/p-L-amn2Nh4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA MERR PJESË NË TURIN ÇIKLISTIK
Artikulli tjetërSHKODËR, VRITET ME ARMË ZJARRI 50 VJEÇARI