Vllaznia ndërhyn në merkato. Klubi shkodran ka nënshkruar me Edlin Randy Essang, sulmues nga Gaboni. Essang ka firmosur një kontratë, të vlefshme për 3 vite.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon.

Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Essanga Matouti!

Artikulli paraprakCNN: SHQIPËRIA VEND IDEAL PËR T’U VIZITUAR EDHE NË VJESHTË
Artikulli tjetërFORUMI STRATEGJIK I ZHVILLIMIT NË BLED, HASANI: SHQIPËRIA KA PËRPARUAR